Tesnim en-Nuheyli,Said İbicioğlu
15 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Njoftohet se regjimi i Sirisë ka shkelur 28 herë marrëveshjen për armëpushimin të arritur për ndalimin e konflikteve gjatë Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar ka theksuar se regjimi dhe forcat që e mbështesin atë në 48 orë kanë kryer 28 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit me sulmet e ndërmarra në Dera, Humus, Idlib, periferia e Damaskut, Kunejtra dhe Latakia.