Ekip
07 Shkurt 2020•Përditësim: 07 Shkurt 2020
Forcat e regjimit të Bashar al Asadit me mbështetjen e Rusisë marrin nën kontroll rajonin Seraqib të Idlibit në Siri duke injoruar marrëveshjet e Astanas dhe Soçit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane vazhdojnë të përparojnë nga toka në pjesën jugore dhe juglindore të Idlibit.
Forcat e Asadit me mbështetjen ajrore të Rusisë morën nën kontroll rajonin Seraqib, pas konflikteve të ashpra për një kohë të gjatë mes forcave të regjimit dhe opozitarëve e grupeve të armatosura kundër regjimit.
Më parë forcat e regjimit kishin vendosur nën rrethim rajonin Seraqib në juglindje të Idlibit.
Rëndësia e rajonit Seraqib
Rreth 170 mijë civilë që jetonin në rajon, kanë migruar si pasojë e sulmeve që regjimi dhe mbështetësit e tij kanë kryer që nga nëntori 2019 e deri më tani.
Ky rajon i cili ndodhet në një largësi 16 km nga qendra në pjesën juglindore të Idlibit, njihet edhe si dera që hapet për në Idlib.
Rëndësia strategjike e këtij rajoni rritet edhe më shumë për shkak se në këtë rajon kalojnë rrugët tokësore M5 e cila nëpërmjet Halep-Idlib-Hama-Homs-Damask zgjatet deri në Jordani, si dhe rruga tokësore M4 që lidh me njëra tjetrën qytetet Halep-Idlib-Latakia.
Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.
Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit. Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.
Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milion e 677 mijë.