Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
12 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
IDLIB (AA) - Regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij në Siri vazhdojnë sulmet në rajonin jugor të Idlibit, pavarësisht marrëveshjes së Soçit, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij po sulmojnë me armë të rënda rajonet brenda kufijve të "zonës për pakësimin e tensioneve" dhe vendbanimet civile në rajonet e pastruara nga armët e rënda sipas marrëveshjes së Soçit.
Në orët e natës regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer sulme artilerike ndaj vendbanimeve në zonën Xherxhenaz në jug të Idlibit, në fshatrat Tuh, Sukejk dhe Temenia si dhe në zonat Morik dhe Latamne në veri të Hama-s.
Ndërkohë nuk ka ende ndonjë informacion nëse ka apo jo të vrarë dhe të plagosur si pasojë e sulmeve.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Soçit më 17 shtator e deri më tani në sulmet e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 25 civilë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.