Erdal Türkoğlu
06 Nëntor 2016•Përditësim: 06 Nëntor 2016
HATAY (AA) - Avionët luftarakë të regjimit të Bashar al Asad-it në Siri bombarduan një treg dhe një shkollë në lagjen Dane të qytetit Idlib. Sipas vlerësimeve të para në sulm humbën jetën 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e spitalit të improvizuar në rajon, avionët luftarakë të regjimit kanë sulmuar lagjen Dane që ndodhet në veri të Idlibit.
Në sulm janë shënjestruar tregu dhe një shkollë fillore. Sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur 11 persona ku shumica gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur të paktën 40 persona.
Të plagosurit janë në trajtim mjekësor në spitalet e improvizuara në rajon ndërsa ekipet e Mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre për të shpëtuar personat nën rrënoja.