Mohamed Sabry Emam Muhammed
06 Nëntor 2016•Përditësim: 06 Nëntor 2016
SALADIN (AA) - Të paktën 23 persona humbën jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse me bomba në qytetet Tikrit dhe Samarra, në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Vetëvrasësi me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në pikën e kontrollit në Tikrit, ku mbetën të vrarë 13 persona ndërsa të paktën 31 të plagosur, konfirmoi për AA zyrtari i policisë Munir Hussein.
Në mesin e viktimave është edhe nëpunësi i lartë i policisë, tha Hussein.
Sulmi tjetër vetëvrasës ndodhi në qytetin Samarra, ku vijnë pelegrinët shiit.