Gülbahar Sayım
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
BANGUI (AA) – Të paktën 6 persona humbën jetën ndërsa 20 të tjerë u plagosën në sulmin e armatosur të grupit të vjetër Seleka në rajonin qendror Kaga Bandoro të Republikës së Afrikës Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi për rajonin ku ndodhi sulmi, Abel Sherif tha se 6 persona u vranë ndërsa 20 janë plagosur ku 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë si pasojë e sulmit të armatosur nga antarët e grupit Seleka.
Sherif tha se shumica e qytetarëve janë larguar në rajonet e afërta dhe se pjesëtarët e Misionit paqeruajtës të OKB-së (MINUSCA) “Baretat e Kaltra" tentojnë të ruajnë qetësinë në vend.