Dzihat Aliju
06 shkurt 2025•Përditësim: 07 shkurt 2025
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Egjiptit, Kajro, i cili ndodhet në kryqëzimin e kontinenteve të Azisë dhe Afrikës, tërheq vëmendjen e turistëve me historinë dhe infrastrukturën e periudhave të ndryshme, raporton Anadolu.
Kajro, përveç turizmit, është gjithashtu me rëndësi kulturore dhe ekonomike për vendin.
Jeta e përditshme e gjallë e qytetit vazhdon si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.
Vëmendje të madhe tërheq Çarshia Han Halili, një nga vendet e frekuentuara nga turistët.
Trafiku herë pas here në rrugët e Kajros bllokohet ndërsa disa qytetarë sigurojnë jetesën duke punuar si shitës ambulantë.