Şenhan Bolelli
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 19 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Futbollisti portugez që luan për Realin e Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë partner në një zinxhirë hotelesh të njohura në Portugali, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç futbollit, Rolaldo në opinionin më të gjerë publik njihet edhe për markën e tij në sektorin e tekstilit "CR7".
Ai ka vendosur të investojë edhe më shumë duke hyrë në partneritet me grupin e hoteleve Pestana, i cili së shpejti pritet të hapë hotele edhe në Lisbonë, Madrid, New York, dhe në vendlindjen e Ronaldos, në Funchalu.