Esra Kaymak,Kasım İleri
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 19 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, të premten deklaroi se pret që deri në fillim të vitit të ardhshëm të zvogëlohet nën 100 numri i të burgosurve në burgun e Guantanamos, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e Obamës erdhën gjatë fjalimit të tij të fundit në vitin 2015, ku ai preku disa çështje si konflikti sirian, të shtënat në San Bernardino dhe lufta kundër organizatës terroriste DAESH.
"Do të vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme të shkurtojmë numrat në Guantanamo. Aty të vijmë në pikën ku do të kemi një popullatë të pazvogëlueshme - njerëz të cilët paraqesin kërcënim serioz", tha kreu i shtetit amerikan.
Që kur erdhi në postin e presidentit në vitin 2008, Obama është angazhuar për mbylljen e burgut të diskutueshëm, i cili u themelua në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit 2001, për mbajtjen e militantëve të dyshuar të Al-Kaedës.