Tayfun Coşkun
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
KALIFORNI (AA) – Zjarri në zonën pyjore tashmë prej tre ditë po shkakton dëme në vargmalin Santa Cruz në Kaliforninë qendrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në terren gjenden afër 1.000 zjarrfikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa janë evakuuar banorët e Loma Chiquite dhe Loma Priete në afërsi të Los Gatosa. Në Loma Chiquite tërësisht janë djegur shtatë objekte banimi.