Satuk Buğra Kutlugün
17 Janar 2019•Përditësim: 18 Janar 2019
KHARTOUM (AA) – Numri i refugjatëve që kanë mbërritur në Sudan nga Etiopia ka arritur në 1.500, njoftoi të enjten kanali satelitor Al-Shuruq me qendër në Khartoum, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali tha se refugjatët etiopianë po përballen me kushte të vështira humanitare, pas vendimit të tyre për të ikur nga rajoni i Amhara që kufizohet me Sudanin.
Rajoni është bërë skenë e përleshjeve të dhunshme midis grupeve etnike Amhara dhe Tigray që nga nëntori i vitit të kaluar.
Të premten e kaluar, një shtetas sudanez u vra gjatë përleshjeve. Kohët e fundit, 370 etiopianë u arratisën në Sudan për shkak të konfliktit.
Policia dhe ushtria sudaneze po përpiqen të mbyllin kufirin për të parandaluar përplasjet në Sudan.