Firdevs Bulut
27 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Vendet arabe dhe Afrika Veriore sot raportuan vdekje dhe raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
- Irak
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, 78 persona tjerë humbën jetën si pasojë e virusit ndërsa 2.459 raste të reja u raportuan.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 4.362 dhe numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani është 110.032.
Rreth 75.217 pacientë u shëruan nga koronavirusi.
- Egjipt
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, nga koronavirusi kanë vdekur 48 persona tjerë në vend.
Numri i viktimave ka arritur në 4.606 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 92.062.
Rreth 33.831 pacientë janë shëruar nga sëmundja, shtoi ministria.
- Algjeri
Ministria e Shëndetësisë së Algjerisë tha se 9 persona kanë vdekur dhe 593 raste të reja u raportuan në këtë vend.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 1.155 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në 27.357.
Rreth 18.471 pacientë janë shëruar nga sëmundja.
Hyrja në kryeqytetin Algjer është mbyllur si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e virusit, vetëm ata kanë leje të veçantë lejohen të hyjnë, njoftuan autoritetet algjeriane.
- Marok
Tetë pacientë kanë vdekur dhe 633 raste të reja u regjistruan në Marok, tha Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 313 ndërsa numri i rasteve arriti në 20.278, nga sëmundja u shëruan 16.438 persona, shtoi ministria.
- Libi
Sipas Qendrës Kombëtare të Libisë për Kontrollin e Sëmundjeve edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Libi.
Gjashtëdhjetë persona kanë vdekur në këtë vend që nga shpërthimi i virusit, 2,669 persona u infektuan dhe 553 njerëz janë shëruar, shtoi qendra.
- Palestinë
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës si pasojë e COVID-19 ka vdekur një person dhe 330 raste të reja janë regjistruar.
Në Gaza, Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, gjithsej 79 vdekje janë regjistruar në përgjithësi ndërsa numri i rasteve deri më tani arrin në 13.125 si dhe 4.726 persona janë shëruar, shtoi ministria.
- Katar
Një pacient tjetër ka vdekur dhe 269 raste të reja u raportuan në Katar, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 165 dhe numri i rasteve deri më tani është 109.305 ndërsa 106.024 persona u shëruan nga sëmundja, shtoi ministria.
- Tunizi
Mëngjesin e sotëm nuk janë raportuar vdekje të reja, por ka 9 raste të reja me COVID-19 në Tunizi.
Pesëdhjetë persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë dhe numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani është 1.452 ndërsa rreth 1.142 janë shëruar nga sëmundja, thanë autoritetet.
- Jordani
Nuk janë raportuar vdekje të reja por ka 14 raste të reja me koronavirus në Jordani, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në një njoftim.
Deri më tani 11 persona në këtë vend e kanë humbur jetën nga COVID-19. Sipas të dhënave 1.168 persona janë infektuar dhe 1.057 pacientë janë shëruar.