Haydar Hadi
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
BAGDAD (AA) - Njoftohet se është rritur në 292 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja irakiane e Shëndetësisë Adile Humud në deklaratën e saj theksoi se nga sulmi i ndodhur në zonën Karrada në qendër të Bagdadit numri i të vrarëve është rritur në 292.
Humud ka theksuar se kanë mundur të kryejnë identifikimin e 115 personave të vdekur dhe janë dorëzuar tek familjet e tyre, ndërsa nuk është e mundur të kryhet identifikimi i 117 trupave për arsyen se janë të djegur plotësisht.
"Numri i plagosurve është 200. Prej këtyre 23 ende vazhdojnë të trajtohen", tha Humud.
Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë organizata terroriste DAESH.