Gökhan Kurtaran
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Shërbimi policor i cili mundëson sigurinë e kryeqytetit të Britanisë, Londër, ka njoftuar se në orët e drekës së ditës së sotme është gjendur një pako e dyshimtë në Parlamentin e Britanisë. Theksohet se në pako ndodhej pluhur i bardhë dhe i padëmshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Shërbimi Policor në Londër thekson se sot rreth orës 12.30 ka mbërritur një informacion se në Parlamentin Britanik është lënë një pako e dyshimtë. Ndër të tjera bëhet e ditur se hetimet janë ende në vazhdim.
Ndërsa në një deklaratë nga Dhoma e Lordëve në Britani thuhet se "Një pjesë e parkut të automjeteve u mbyll përkohësisht. Tani është rivendosur përsëri në shërbim. Këto pjesë në kuadër të procedurave standarde ishin mbyllur teksa policia britanike po ekzaminonte pluhurin e bardhë brenda pakos. Ndërsa është konstatuar se pluhuri brenda pakos ka qenë i padëmshëm".