Ekip
27 Dhjetor 2021•Përditësim: 27 Dhjetor 2021
Numri i infeksioneve me variantin Omicron të koronavirusit në territoret palestineze është rritur në 35, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë Kamal Al-Shakhra tha se një rast i virusit është zbuluar në Rripin e Gazës.
Ai tha se shumica e të infektuarve kanë ardhur nga jashtë territoreve palestineze.
Autoritetet shëndetësore palestineze raportuan tre rastet e para të variantit të ri më 23 dhjetor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti Omicron përhapet dukshëm më shpejt se lloji Delta.