İdiris Okuduci
08 Tetor 2023•Përditësim: 09 Tetor 2023
Mediat izraelite njoftuan se është rritur në 700 numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmin e elementëve palestinezë, transmeton Anadolu.
Televizioni "Kanal 12" (Channel 12) me qendër në Izrael dhe organet e tjera mediatike kanë ndarë informacione të përditësuara për izraelitët që kanë humbur jetën në sulmet e nisura nga grupet palestineze dje dhe të cilat vazhdojnë edhe sot.
Sipas kësaj, në sulmet që vazhdojnë që nga dje e deri më sot, kanë humbur jetën 700 izraelitë ndërsa 2.150 të tjerë janë plagosur.
Në lajm thuhet se 300 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.