Adem Şalvarcıoğlu
17 Nëntor 2018•Përditësim: 18 Nëntor 2018
NEW YORK (AA) – Si pasojë e zjarreve të mëdha pyjore të cilat janë efektive në Kaliforni të SHBA-ve është rritur në 74 numri i viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN, sherifi i rajonit Butte, Cory Honea, në një konferencë për shtyp ka njoftuar se si pasojë e tre zjarreve të mëdha pyjore në jug është rritur në 74 numri i personave që kanë humbur jetën. Honea tha se nuk ka asnjë lajm për mbi 1 mijë persona të tjerë.
Zjarri që vazhdon në veri të Kalifornisë dhe i cili është përhapur në një territor prej rreth 570 km katrorë ka bërë të papërdorshëm më shumë se 11 mijë objekte.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe në zjarret që vazhdojnë në jug të rajonit janë dëmtuar rreth 450 shtëpi.
Gjatë zjarrit që vazhdon në jug janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Scott Baio, Gerard Butler, Miley Cyrus, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të vizitojë rajonin e Kalifornisë dhe do të takohet me njerëz të prekur nga zjarri.