Zehra Ulucak
06 Gusht 2019•Përditësim: 07 Gusht 2019
Rritja e nivelit të ujit në detëra ka filluar të përshpejtohet në vitet 1960, për dallim nga ajo që mendohej se ka filluar në vitet 1990, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të ABC News, hulumtuesit të cilët janë duke matur me metoda të ndryshme rritjen e nivelit të detit që nga vitet 1900, kanë konstatuar se rritja ka filluar në vitet 1960.
Hulumtuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detit në vitet 1960 është shkaktuar në përgjithësi nga ngrohja e oqeaneve e cila ka shkaktuar zgjerim termik.
Sonke Dangendorf, hulumtues nga Universiteti "Siegen" në Gjermani, tha se sipas të dhënave të fundit satelitor përshpejtimi i cili ka filluar në vitet 1960 ka vazhduar deri më sot.
Ndërkohë, shkencëtarët e universiteteve "Colorado", "Florida Jugore" dhe "Old Dominion" në SHBA, në fillim të vitit të kaluar, sipas matjeve të bëra në ujërat detare në nivel global që nga vitit 1992, kishin përcaktuar se sot niveli detar është rritur për 3,5 milimetra, në krahasim me 2,5 milimetra që ka qenë në vitet 1990.
Detajet e punimit janë publikuar në revistën "Nature".