Betül Yürük
23 Mars 2021•Përditësim: 25 Mars 2021
Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në një supermarket në Colorado të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Policisë njoftoi se është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e kryer në një supermarket në qytetin Boulder.
Më tej thuhet se një polic ndodhet në mesin e personave të vdekur pasi agresori ka hapur zjarr ndaj policëve që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Zyrtarët kanë filluar hetim lidhur me sulmin ndërkohë që agresori i plagosur është arrestuar.
Ende nuk është zbuluar identiteti i agresorit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, nga llogaria e saj në Twitter tha se e ka informuar presidentin amerikan Joe Biden në lidhje me sulmin me armë.