Umur Koçak Semiz
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
KAJRO (AA) - Mësohet se është rrëmbyer një avion i kompanisë ajrore egjiptiane dhe se ka bërë ulje në aeroportin Larnaka të Qipros Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë në llogarinë zyrtare Twiter të kompanisë ajrore egjiptiane theksohet se avioni i pasagjerëve i cili ishte ngritur nga Aleksandria dretj Kajros është rrëmbyer.
Ndërsa një zyrtar i paemëruar nga Qiproja Jugore th se avioni është ulur në aeroportin Larnaka.
Ai theksoi se ka dyshime se në avion mund të ketë bombë. Ndërsa një tjetër zyrtar ka vënë në dukje se në avion mund të jenë më shumë se një rrëmbyes dhe se deri më tani nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë.
Në aeroport jans dërguar forca të shumta të sigurisë dhe mjete policore. Në avionin e llojit Airbus 320 ndodhen 55 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit.