Bedrudin Brlyavac
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
BEJRUT(AA) - Persona të armatosur kanë rrëmbyer Hannibal Gaddafin, djalin e ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Burime të sigurta kanë konfirmuar se persona të armatosur kanë rrëmbyer Hannibalin, djali e liderit të dikurshëm të Libisë. Ai është rrëmbyer në Bejrut, gjatë vizitës që i ka bërë gruas së tij.
Ndërkohë, Hanibali jeton në ekzil në Oman, pasi më herët në vitin 2011 babai i tij humbi pushtetin dhe u ekzekutua.
Ai është djali i pestë i Gadafit nga gruaja e tij e dytë.