11 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
KABUL (AA) – Një shpërthim i madh tronditi kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, të premten në mbrëmje, bëri të ditur policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet thanë se sulmuesit kishin si objektiv ambasadën spanjolle dhe hynë në një ndërtesë pranë kompleksit.
"Policia e Kabulit gjendet në zonën e shpërthimit," tha zëdhënës i Ministrisë afgane të Brendshme, Sediq Sediqqi, duke shtuar se "jemi duke mbledhur detajet që shfaqen."
Zëvendëspresidenti afgan, Abdul Rashid Dostum dhe zyrtarë tjerë qeveritarë të nivelit të lartë jetojnë në këtë zonë.
Gjatë kësaj jave, militantët talebanë vrarë të paktën 50 civilë dhe personelin e sigurisë në një sulm të koordinuar në aeroportin e Kandaharit.