Nezir Aliyev
29 Prill 2017•Përditësim: 30 Prill 2017
BISHKEK (AA) - Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në jug të Kirgistanit, 6 shtëpi janë shembur dhe 24 persona kanë mbetur poshtë gërmadhës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Urgjencave Civile të Kirgistanit, thuhet se rrëshqitja e dheut ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas orës lokale në vendbanimin Aju, në qytezën Ozgen të rajonit Osh.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut shtëpitë e 6-7 familjeve janë shembur dhe si rrjedhojë 24 persona kanë mbetur nën gërmadha.
Ekipi i kërkim shpëtimit i përbërë nga 33 persona ka shkuar në vendngjarje, ku po punojnë për nxjerrjen e personave e bllokuar.
Muajin e kaluar një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në këtë rajon, ku një familje me 6 persona humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut.