Ekip
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
BAGDAD (AA) — Numri i të vdekurve nga shpërthimi i autobombës, që ndodhi në pjesën tregtare në Bagdad, ku jetojnë kryesisht banorë shiitë, është rritur në 29, njoftuan zyrtarët irakianë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksojnë se automjeti i ngarkuar me eksploziv të mërkurën në mëngjes është sjellë në tregun e mbushur me njerëz në Sadr City, pjesë e lagjes lindore të Bagdadit, dhe se gjatë shpërthimit janë lënduar më shumë se 50 persona, në mesin e të cilëve shumica pësuan lëndime të rënda.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DAESH, e cila kontrollon një pjesë të konsiderueshme të territorit në veri dhe perëndim të Irakut, duke përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh Mosulin. Në njoftimin e tyre theksohet se sulmin e ka kryer një vetëvrasës me bombë, por zyrtarët irakian këtë pretendim e mohuan.