Emre Gürkan Abay
06 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
MOSKË (AA) - Ministria e Mbrotjes e Rusisë, njoftoi se në avionin transportues që u rrëzua në Siri kanë humbur jetën 39 persona dhe se gjithë pasagjerët janë ushtarë të ushtrisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga ministria, avioni i tipit Antonov-26 i rrëzuar në afërsi të bazës ajrore Himejmim në Siri, lidhur me të dhënat e përditësuara, janë gjendur gjithsej 39 persona prej të cilëve 33 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Më tutje në njoftimin theksohet se nga aksidenti kanë humbur jetën të gjithë ata që janë gjendur në avion, ndërsa të gjithë kanë qenë ushtarë të ushtrisë ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, në njoftimin e parë në lidhje me aksidentin theksoi se kanë humbur jetën 26 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë në lidhje me shkakun e aksidentit, ku sipas përcaktimeve paraprake u theksua se asnjë sulm nuk është ndërmarrë ndaj avionit dhe se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të një defekti teknik.