Umur Koçak Semiz
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
NEW DELHI (AA) - Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një avioni të vogël ushtarak në New Delhi, kryeqytetin e Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Njësisë Zjarrfikëse, Delhi A.K. Sharma tha se avioni i rrëzuar u përkiste Forcave kufitare.
Avioni, siç tha, menjëherë pas fluturimit goditi një mur të jashtëm në aeroport, dhe më pas u rrëzua në një fushë aty pranë.
Sharma tha se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, ndërsa avioni fluturonte drejt qytetit Ranci në lindje të vendit, dhe ndodheshin dy pilotë dhe tetë inxhinierë.