İdiris Okuduci
02 tetor 2021•Përditësim: 03 tetor 2021
Të paktën 4 persona të ekuipazhit e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ambulancë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e policisë së Abu Dabit në EBA dha një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale lidhur me ngjarjen.
Duke mos bërë të ditur informacionin lidhur me arsyen e aksidentit, në deklaratë thuhet se si pasojë e rrëzimit të helikopterit kanë humbur jetën 2 pilotë, 1 mjek dhe 1 infermier.
Më tej në deklaratë shprehen ngushëllime për të afërmit e viktimave.