Ekip
20 Nëntor 2016•Përditësim: 20 Nëntor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak i cili po ofronte ndihmë në operacionin policor mëngjesin e sotëm në Rio de Janeiro humbën jetën katër oficerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri u rrëzua në pjesën perëndimore të qytetit Rio de Janeiro, në lagjen Cidade de Deus, konfirmoi zëdhënësja e policisë ushtarake Ivette Silva.
Ajo tha se ende nuk ka informacione për atë se si ka ardhur deri te rënia e fluturakes, por tha se hetimet janë në rrjedhë.
Helikopteri ka ofruar ndihmë në operacionin e policisë kundër grupit të drogës.
Mediat e atjeshme raportojnë se helikopteri u rrëzua.
Një nga banorët e lagjes, Thiago Duarte, deklaroi se gjatë operacionit policor në lagje janë dëgjuar të shtëna.
Përleshjet e bandave të armatosura të rrugës dhe forcave të policisë në Rio de Janeiro janë të shpeshta.