Bilgin S. Şaşmaz
20 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
CHICAGO (AA) - Rruga Michigan në Chicago të SHBA-së e cila njihet ndryshe dhe si qendra e tregtisë dhe modës, është bërë skenë për një kalim shumë ngjyrësh të karaktereve të filmave vizatimorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas kalimit të karaktereve të filmave vizatimorë, në rrugë janë shfaqur tullumbace gjigande, performanca me drita shumë ngjyrëshe. Ndërkohë në aktivitet kanë marrë pjesë një numër i madh artistësh, sportistësh dhe valltarësh.
As temperaturat e ulëta nën zero nuk mundën të ndalin dhjetëra mijëra spektatorë të cilët ishin tubuar për të ndjekur këtë festival.
Aktiviteti në rrugën e cila njihet edhe me emrin "Magnificent Mile" që është zbukuruar me drita një ditë përpara ditës së falënderimit, mbaroi me një shfaqe fishekzjarrësh.
Aktiviteti është transmetuar direkt nga shumë televizione në vend.