Ali Semerci
28 Janar 2016•Përditësim: 28 Janar 2016
KAJRO (AA) - Avioni ushtarak F-16 u rrëzua gjatë trajnimit në një bazë ushtarake në rajonin El Fayid-Ismailiyye në verilindje të Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkaku i rënies është një problem teknik, dhe në këtë aksident nuk ka mbijetuar asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit.
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Muhamed Semir ka konfirmuar se avioni u rrëzua për shkak të problemeve teknike dhe asnjëri nuk ka mbijetuar, por nuk dha detaje për numrin e personave që ndodheshin në avion.