Dmitri Chirciu
10 dhjetor 2021•Përditësim: 10 dhjetor 2021
Një person e ka humbur jetën sot si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Republikës Hakasia, në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri i llojit "Robinson R66", i cili po fluturonte nga qyteti i Novokuznetsk në Republikën e Altait, është rrëzuar në Republikën Hakasia, njoftoi Ministria për Situata Emergjente të Rusisë.
Është konfirmuar se piloti i helikopterit ka mbetur i vdekur ndërsa ende mungojnë informacionet për shkakun e rrëzimit.