Ilgın Karlıdağ
08 Janar 2016•Përditësim: 08 Janar 2016
BRUKSEL (AA) - Një aeroplan i cili mbarte objekte postare është rrëzuar të premten në rajonin e Suedisë veriore, thanë autoritetet e këtij vendi të cilat njoftuan se piloti paraprakisht kishte bërë një thirrje për rrezikun, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroplani i tipit Canadair CRJ 200, ishte nisur nga Oslo dhe kishte pasur për destinacion qytetin Tromso në veri të Norvegjisë, por gjatë rrugës ishte zhdukur nga radari. Policia suedeze njoftoi se aeroplani është përplasur në malet në veri të Suedisë.