Gülbahar Sayım
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
KIGALI (AA) – Sipas informacioneve të para nga rrëshqitjet e tokës në Ruanda që ndodhën pas reshjeve intensive të shiut, kanë humbur jetën së paku 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksoi për AA Wilfried Bigereya, zyrtar për rajonin Gakenke që gjendet në veri të vendit, rrëshqitjet u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut që përfshinë vendin gjatë fundjavës.
Ai shtoi se në mesin e 21 personave të vdekur, shumica janë fëmijë. Bigereya tha se shumë njerëz gjenden të bllokua në shtëpitë nën dhe, ndërsa vazhdon aksioni i shpëtimit.
Përveç kësaj, zyrtari në fjalë shprehu shqetësimin se numri i të vdekurve mund të rritet. Për shkak të strukturës së saj gjeografike, rrëshqitjet në Ruanda janë të shpeshta.
Pavarësisht masave të cilat i kanë marrë autoritetet për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga shirat, që nga fillimi i vitit deri më sot rreth 60 persona kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së tokës.