Bayram Altuğ
05 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
KIGALI (AA) - Shkolla e vetme e organizatës terroriste Fetullahçı (FETO), në vendin e Afrikës Lindore, Ruanda, është mbyllur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, mësohet se ministri i Arsimit të Ruandës, Dr. Papias Musafiri Malimba, ka deklaruar që shkolla e vetme e FETO-s në këtë vend "Hope Academy", e cila ndodhet në kryeqytetin e vendit, Kigali, që prej datës 2 qershor është mbyllur.
Ministri Malimba i ka dërguar një letër drejtorit të kësaj shkolle, Volkan Sertkaya, përmes të cilës shkruan se "Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e palës turke" dhe "Interesat e Ruandës" të gjitha aktivitetet e kësaj shkolle janë mbyllur.
"Hope Academy" e cila njihet si shkolla e vetme e FETO-s në Ruandë, filloi aktivitetin e saj në vitin 2012. Shkolla me ciklet e saj të kopshtit, shkollës nëntëvjeçare, dhe asaj të mesmes, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Afrikës, i shërbente pjesës së pasur të vendit.
AA më parë kishte deklaruar se FETO po shkon drejt fundit në Ruandë
Ajo që ka tëherqur vëmendjen është fakti se mbyllja e shkollës erdhi menjëherë pas lajmit të publikuar nga AA, me titull: "Rrethi për FETO-n në Ruandë po ngushtohet".
Ministri i Punëve të Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo, duke deklaruar se ata janë pranë Turqisë në lidhje me luftën kundër FETO-s, kishte thënë: "Nuk do të lejojmë që të punojnë dhe të jetojnë tek ne".
Ai tha gjithashtu tha se marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të mira dhe më pas shtoi: "Dyert tona për popullin turk janë të hapura deri në fund. Kontakti ynë me Ambasadorin e Turqisë në Kigali është shumë aktiv në lidhje me këtë gjë. Këtë problem e diskutuam edhe me homologun tonë turk. Së pari tham që në lidhje me qytetarët turq që jetojnë këtu kemi një vendim strikt. Askush nuk do të lejohet që të zhvillojë një aktivitet kundër shtetit të Turqisë. Këtë vendim e kemi përcjell përmes kanaleve të ndryshme. Në këtë mënyrë ne nuk do të lejojmë asnjë person që vepron kundër shtetit të Turqisë. Nuk do të lejojmë që të punojnë dhe të jetojnë në vendin tonë".
Ministri Mushikiwabo, i ishte drejtuar anëtarëve të FETO-s me fjalët: "Nuk mund të shkilni ligjet në Ruandë. Nuk mund të fshiheni këtu ndërkohë që i keni ikur ligjit nga Turqia. Qëndrimi ynë për këtë është i fortë dhe ne për këtë kemi informuar edhe Turqinë. Ruanda nuk është një strehë e sigurtë për ata që dëmtojnë interesat e Turqisë".
"Ruanda është gati për një bashkëpunim të plotë kundër FETO-s"
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Ruandës, François Kanimba, në lidhje me anëtarët e FETO-s të cilët i kanë ikur ligjit në Turqi dhe ndodhen në Ruandë, është shprehur se janë gati për një bashkëpunim të plotë në lidhje me këtë gjë.
"Turqia është një partner i fortë dhe i përshtatshëm i yni. Duam që këtë partneritet ta vazhdojmë, sepse marrëdhëniet e mira me Turqinë për ne janë shumë strategjike dhe të rëndësishme", ka thënë Kanimba.