Mustafa Melih Ahıshalı
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
TEHERAN (AA) - Presidenti iranian, Hasan Ruhani, ka deklaruar se heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Iranit duhet t’i vlerësojnë për zhvillimin ekonomik të vendit, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ruhani në një fjalim në Parlamentin e Iranit gjatë diskutimeve për buxhetin tha se, "Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për programin nuklear përfshin atmosferë pozitive dhe mundësi të reja. Atmosferën dhe mundësitë duhet t’i vlerësojmë për mirëqenien e popullit, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit".
Ai ka vënë në dukje se marrëveshja për programin nuklear ka hapur rrugën e bashkëpunimit dhe koordinimit me botën e cila është rruga e zhvillimit. Gjithashtu ka theksuar më tej se "pas heqjes së sanksioneve objektivi i qeverisë sonë është të mundësojë zhvillimin e investimeve të huaja në vend, dhënies rëndësi në eksportin e produkteve jo të naftës dhe përdorimin në mënyrën më të dobishme të valutës që do të sigurohet nga shitja e naftës dhe gazit natyror".
Ruhani pas fjalimit të tij i paraqiti kryetarit të Parlamentit, Ali Larixhani buxhetin e vitit të ardhshëm prej afërsisht 265 miliardë dollarë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka miratuar raportin ku theksohet se Irani kishte zbatuar masat e nevojshme në përputhje me marrëveshjen e programit nuklear të arritur në 14 korrik 2015. Pas këtij vendimi përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së Federica Mogherini ditën e djeshme pati njoftuar heqjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare të vendosura ndaj Iranit.