Ekip
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
OSLO (AA) - Norvegjia feston sot 25 vjetorin e kurorëzimit të mbretit Harald për monark të këtij shteti skandinav për çka mbahen koncerte, ndezen qirinj ndërsa organizohen edhe evente të ndryshme dimërore për fëmijë, raporton Anadolu Agency.
Ngjarja kryesore do të jetë mbajtja e një koncerti gala në universitetin në Oslo.
Gjatë ceremonisë kishtare morrën pjesë familja mbretërore, zyrtarë të ndryshëm shtetëror dhe mysafir mbretëror nga Suedia dhe Danimarka.