Ekip
22 Tetor 2021•Përditësim: 27 Tetor 2021
Në një shpërthim që ndodhi në një fabrikë baruti në rajonin Ryazan të Rusisë, 16 persona humbën jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat ruse, shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në fabrikën e barutit "Razryad" e cila prodhon lëndë plasëse në rajonin Ryazan.
Ndër të tjera thuhet se gjatë shpërthimit në fabrikë ndodheshin 17 persona dhe se është përhapur zjarr pas shpërthimit arsyeja e të cilit nuk është përcaktuar ende.
Zv.ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Alexey Kuznetsov, informoi se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 16 persona.
Gjithashtu është plagosur një person dhe në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.