Elena Teslova
13 Korrik 2023•Përditësim: 14 Korrik 2023
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në fshatin Shajduriha në rajonin Ural të rajonit Sverdlovsk të Rusisë, ku rreth 40 objekte u përfshinë nga flaka, njoftuan zyrtarët, raporton Anadolu.
Ministria ruse e Situatave Emergjente njoftoi se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar një helikopter dhe 140 zjarrfikës.
Kreu i Zyrës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valery Gorelich tha se zjarri shpërtheu në një bazë turistike jo shumë larg fshatit, por shpejt u përhap në vendbanim.
Fillimisht janë djegur 13 objekte, mes tyre edhe ndërtesa banimi, por numri i objekteve të prekura nga zjarri është rritur në 27. Sipas të dhënave të fundit, rreth 40 objekte janë djegur, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.
Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, njoftuan autoritetet lokale të cilat filluan evakuimin e banorëve nga fshati.