Ekip
17 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
MOSKË (AA) - Agjencia ruse e Rregullatorit për komunikime ka bllokuar rrjetin social të biznesit LinkedIn, pasi që gjykata në këtë vend javën e kaluar konfirmoi se veprimtaria e këtij rrjeti nuk është në përputhje me ligjin, tranasmeton Anadolu Agency (AA).
Ligji rus përcakton që faqet që përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve të Rusisë, duhet të përpunohen në serverat ruse.
Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e komunikimit, "Roskomnadzor", e cila ka ngritur padi kundër rrjetit të njohur, deklaroi se ka urdhëruar operatorët që të bllokojnë qasjen në LinkedIn.
Gjykata në Moskë javën e kaluar hodhi poshtë ankesën e LinkedIn-it ndaj akuzës se ky rrjet ka shkelur ligjin e vendit.
LinkedIn është rrjeti i parë social dhe më i madhi i biznesit, i dedikuar për lidhjen e biznesinit të punëdhënësve potencialë me punonjësit.