Sümeyye Dilara Dinçer
27 Gusht 2022•Përditësim: 28 Gusht 2022
Rusia do të ndërtojë dy reaktorë të rinj bërthamorë në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka njoftuar se Agjencia Shtetërore Ruse e Energjisë Atomike (ROSATOM) do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme.
“Le të fillojë ndërtimi”, ka shkruar Szijjarto në Facebook, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm.
Duke thënë se në këtë mënyrë do të garantohet siguria energjetike e Hungarisë në afat të gjatë, Szijjarto ka vënë në dukje se do të parandalohen luhatjet e çmimeve të energjisë.
Szijjarto njoftoi se reaktorët do të jenë gati për funksionim deri në vitin 2030.