Hakan Ceyhan Aydoğan
16 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
MOSKË (AA) - Bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dërguar ekip prej 150 ushtarëve në Siri për ta pastruar nga minat Palmiran (Tedmur), raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se ushtarët rusë që kanë arritur në rajon fillimisht do të fillojnë me pastrimin e minave në rrugët që çojnë drejt objekteve infrastrukturore dhe spitaleve. Po ashtu, theksohet se në Palmira janë dërguar 17 automjete të posaçme.