Emre Gürkan Abay
28 Nëntor 2017•Përditësim: 28 Nëntor 2017
MOSKË (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se janë të shqetësuar nga rritja e tensioneve në mes të shteteve të Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Rusisë në kryeqytetin rus Moskë, Lavrov tha se po vazhdon “turbullira” në Lindjen e Mesme.