AP
21 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsevs ka deklaruar sot se vendi i tij do t'i dërgojë policisë franceze një këlysh të racës belge Shepherd, me emrin Dobrynya, në nder të qenit gjurmues të forcave të policisë, Diesel, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një aksioni anti-terrorist në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia franceze ka publikuar ditë më parë, se qeni i tyre shtatëvjeçar i racës Shepherd, është vrarë në Saint-Denis gjatë një operacioni special për të neutralizuar terroristët.
"Diesel-in e kanë vrarë terroristët gjatë bastisjes", është publikuar në Twitter profilin zyrtar të policisë kombëtare të Francës.
Kolokoltsevs në një telegram ngushëllimi theksoi se po shpreson se Dobrynya në ndonjë mënyrë, do të mund ta zëvendësojë Diesel-in.
Këlyshi Dobrynya, siç theksohet, ka marrë emrin në bazë të heroit legjendar rus, Dobrynya Nikitch, i njohur për forcën, mirësinë dhe kurajon e tij.