Elena Teslova
05 shkurt 2018•Përditësim: 06 shkurt 2018
MOSKË (AA) – Rusia ka kritikuar metodat e SHBA-ve për përpjekjen për të përmbushur një traktat të ri të reduktimit të armëve bërthamore, në afatin përfundimtar për të dy vendet për të përmbushur paktin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme ruse tha se Rusia nuk mund të konfirmojë se SHBA-të kanë përmbushur kufizimet e Traktati të Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike (START).
“Shtetet e Bashkuara u përpoqën të plotësonin traktatin jo vetëm duke reduktuar armët, por edhe duke ripajisur disa nga raketat balistike nëndetëse dhe bombarduesit strategjikë Boeing B-52 me koka raketore që bien jashtë traktatit”, theksohet në deklaratën e ministrisë ruse.
Më tej thuhet se Moska poashtu mori në konsideratë seksionet e riklasifikimit të objekteve të lëshimit të raketave të SHBA-ve si “objekte të trajnimit” të paparashikuara nga traktati.
Të premten e kaluar, SHBA-të thanë se kishte “një arsye” për të besuar se Moska nuk do të përmbushë detyrimet e veta deri në përfundimin e afatit, e hënë, më 5 shkurt.
Traktati i Ri i Reduktimit të Armëve Strategjike ose START i Ri vendos kufijtë qendrorë për rezervat e armëve bërthamore të Moskës dhe Washingtonit, duke i kufizuar raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) të pozicionuara, raketat nëndetëse dhe bombarduesit e rëndë në 700, duke e bërë numrin maksimal të armëve bërthamore jo të pozicionura në 1.550 dhe duke kufizuar ICBM-të e pozicionuara dhe jo të pozicionuara, raketat nëndetëse dhe bombarduesit në 800.