Emre Gürkan Abay
23 Nëntor 2017•Përditësim: 23 Nëntor 2017
MOSKË (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov tha se Rusia mund të reduktojë praninë e saj ushtarake në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat në qytetin Soçi të Rusisë, Gerasimov, tha se Rusia mund të reduktojë praninë e saj ushtarake në Siri në përputhje me deklaratën e përbashkët të nënshkruar dje nga Turqia, Rusia dhe Irani. "Ndoshta do të ndërmarrim një hap të tillë", tha ai.