Elena Teslova
06 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) ka bërë të ditur se në Shën Petersburg ka ndaluar konsullin estonez, Mart Latte, për akuza të spiunimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, FSB tha se Latte u ndalua derisa përpiqej të marrë informacione të klasifikuara.
"Aktivitetet e tilla nuk janë në përputhje me statusin e një punonjësi diplomatik dhe kanë një natyrë të qartë armiqësore ndaj Federatës Ruse", tha FSB.
Në muajin prill, agjencia e sigurisë ndaloi në Shën Petersburg edhe konsullin ukrainas, Alexander Sosonyah, për akuza të ngjashme.
Sosonyuk kaloi disa orë në një zyrë të FSB-së dhe u la i lirë, por prania e tij në Rusi u shpall "e padëshiruar".
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i dha atij një rekomandim për të lëshuar vendin, masë e cila u ndoq nga konsulli ukrainas.