Vesna Besiç
20 Korrik 2017•Përditësim: 21 Korrik 2017
MOSKË (AA) – Në Sallonin e 13-të Avio-Kozmik Ndërkombëtar MAKS-2017, i cili para disa ditëve filloi në kryeqendrën ruse, Moskë, u prezantua edhe sistemi mbrojtës ajror S-400, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Zhukovsky të Moskës që nga e martja u hap Panairi gjashtëditor Ndërkombëtar në të cilin është paralajmëruar pjesëmarrja e 650 kompanive nga 32 shtete.
Gjatë panairit vizitorët mund të vizitojnë ekspozitën e pasur statike por edhe programin interesant dhe dinamik fluturues. Po ashtu, do të mbahet edhe festivali muzikor kushtuar 25 vjetorit të MAKS-it dhe 70 vjetorit të qytetit shkencor Zhukovsky.