Ali Cura
21 Maj 2023•Përditësim: 22 Maj 2023
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kanë marrë nën kontroll qytetin Bakhmut në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Ministria bëri deklaratë lidhur me situatën e fundit në konfliktet e zhvilluara me ushtrinë e Ukrainës në Bakhmut, në rajonin e Donetskut.
"Çlirimi i qytetit Artyomovsk (Bakhmut) ka përfunduar si rezultat i veprimeve sulmuese të reparteve sulmuese 'Wagner' me mbështetjen e artilerisë dhe avionëve të grupit të njësive ushtarake 'Jugore' në drejtimin taktik të Artyomovskit", thuhet në deklaratë.
Themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë "Wagner", Yevgeny Prigozhin, njoftoi më herët se kishin marrë nën kontroll gjithë qytetin Bakhmut të Ukrainës.
Edhe zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ishte shprehur se situata në Bakhmut ishte kritike dhe se njësitë e Ukrainës po mbanin vijën.
Ndërkaq, zëdhënësi i Grupit të Forcave Lindore të Ushtrisë së Ukrainës, Serhiy Cherevatyy, kishte theksuar se forcat ukrainase po zhvillojnë operacion për të rrethuar qytetin Bakhmut, por që mund të largoheshin nga qyteti.