Hakan Ceyhan Aydoğan
28 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka tërhequr edhe tre helikopterë të cilët ndodheshin në bazën Himejmim në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se tre helikopterë luftarakë të tipit Mi-24 dhe Mi-35 të cilët ndodheshin në bazën Himejmim në Siri janë dërguar në Rusi me një avion transportues.