Mohamad Misto,Ömer Koparan,Selen Temizer
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Rusia është vendosur në bazën e zbrazur nga SHBA-ja në digën Tishrin mbi lumin Eufrat në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas pamjeve të siguruara nga AA-ja, mësohet se autokolona ushtarake me flamur rus ka hyrë në bazën e ndërtuar në digën mbi lumin Eufrat.
Dorëzimi i bazës është bërë pas fjalimit që komandant rus mbajti krah përkrah me Shervan Dervish, një nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK.
Gjatë kësaj ka tërhequr vëmendjen që komandanti rus dhe terroristi në fjalë kanë shkëmbyer flamurin turk me të ashtuquajturin "flamur" të organizatës.
Javën e kaluar Rusia u vendos në bazat Sirrin dhe Sebit
Javën e kaluar Rusia u vendos edhe në bazat Sirrin dhe Sebit që SHBA-ja i zbrazi në rajonin Ayn al-Arab (Kobani) në lindje të lumit Eufrat.
Diga Tishrin që ndodhet në pjesën perëndimore të lumit Eufrat, kaloi nën kontrollin e YPG/PKK-së me mbështetjen e SHBA-ve më 27 dhjetor 2015.
Diga ishte pika e parë të organizata terroriste okupoi në perëndim të Eufratit. SHBA-ja ndërtoi bazën e saj në digë në janar 2016.
Aktivitete zgjerimi në afërsi të aeroportit Qamishli
Ndërkohë mësohet se Rusia ka zgjeruar territorin përreth një ndërtese të cilën ajo e përdor në afërsi të aeroportit Qamishli nën kontrollin e regjimit në veriperëndim të Sirisë.
Një ditë më parë në rajon mbërritën rreth 20 këshilltarë ushtarakë rusë, dhjetëra ushtarë dhe mjete të blinduara.